ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

 

Për studentët

Në Kolegjin "Pjetër Budi" gjatë një dekade të funksionimit janë regjistruar një numër i madh studentësh, të cilët kanë studiuar dhe studiojnë në programet akademike unike që ofron ky institucion. Qindra nga ta kanë diplomuar.
 

Për Alumnin

Anëtarët e Alumnit janë aktivë në mbështjetjen e aktiviteteve të Kolegjit, por në të njëjtën kohë edhe kolegji iu ndihmon atyre. Ata janë asetet më të mira për feedback-un që është i nevojshëm për cilësinë e programeve studimore, cilësinë e edukimit që ne e sigurojmë, si dhe cilësinë e njohurive, shkathësive dhe kompetencave që studentët fitojnë.
 
Rektori dhe pjesa tjetër e stafit akademik takohen me anëtarët e Alumnit në grupe të vogla diskutimi, me ç'rast diskutohen të gjitha çështjet, ndërsa Zyra e Cilësisë është në kontakt të rregullt me ta dhe merr feedback-un për cilësinë e mësimit dhe të mësuarit.
 
Kolegji, gjithashtu, nëpërmjet rrjetit Alumni, pjesë të të cilit janë shumë ish-studentë, tash biznesmenë të suksesshëm, bën të mundur që një numër studentësh të angazhohen në praktikë në kompanitë e tyre.
 

Studentët e ri

Programet studimore në Kolegjin “Pjetër Budi”, Prishtinë, implementohen në partneritet me Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” - Ohër, me të cilin ka marrëveshje bashkëpunimi (dt.30.05.2005). 

Kjo marrëveshje, veç tjerash, siguron partneritet të tërthortë me të gjithë partnerët e drejtpërdrejtë të Universitetit “Shën Klementi i Ohrit”. 
Marrëveshjen e fuqizon edhe marrëveshja ndërministrore e MASHT të Kosovës me MASHT të Maqedonisë. Në bashkëpunim me Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” - Ohër, Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë, ka organizuar edhe trajnime të stafit akademik për implementimin e Sistemit të Bolonjës...
 

Pse "Pjetër Budi"?

Jeta përngjan me një udhëtim, ka fillim, ka destinacion, ka qëllim.
Identifikimi i profesionit është etapë kyçe, përcaktoni kursin e udhëtimit të jetës tuaj, bëni zgjedhjen që ju përshtatet.
Ne jemi kudo sepse në PJETËR BUDI, ju keni një profesion.
Studentët vijnë në Pjeter Budi për të marrë një arsim rigoroz. Mësimdhënia është fokusi kryesor në Pjetër Budi.
 Çfarë e dallon Pjeter Budin nga Universitetet tjera  është fakti se ne jemi fokusuar ekskluzivisht në programe studimore  (nenlink i cili an lidhe me linkun Programet Studimore)të veçanta ,që u mundësojnë studentëve tanë punësim të menjëhershëm në lëmit  përkatëse, pasi të kenë përfunduar studimet.
Kolegji ynë ju jep njohuri, shkathtësi, vetëbesimin dhe përvojën për t'ju ndihmuar që ta bëni botën tuaj më të mirë.
Më në fund vjen koha që ju ta vëni lapsin tuaj në letër apo të aplikoni online.

Regjistrohu tani!  Me "Pjetër Budin" ju fitoni një profesion...

 
 

Kushtet e regjistrimit Baçelor (BA)

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë organizon dy afate për regjistrimin e studentëve të rinj.
Çdo person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme, mund të jetë kandidat potencial për t’u regjistruar në Kolegjin Universitar “Pjetër Budi”.
Kandidati duhet të ketë këto dokumente:
• dëftesat e shkollës së mesme 
• diplomën mbi përfundimin e shkollës së mesme, 
• certifikatën e lindjes,
• kopjen e letërnjoftimit, 
• tri fotografi për indeks (formati 4x6)
dhe të plotësojë aplikacionin për regjistrim, i cili merret në institucionin më prestigjioz në rajon, Kolegjin “Pjetër Budi”, ose:

Aplikoni online!

 

Kushtet e regjistrimit -MASTER (MA)

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë organizon dy afate për regjistrimin e studentëve të rinj në nivel Master.
Çdo person, i cili ka mbaruar studimet baçelor dhe ka arritur 180 përkatësisht 220 ECTS kredi mund të regjistrohet në studimet Master. Për kandidatët që kanë mbaruar studimet baçelor jashtë Kosove, kërkohet vendimi për nostrifikimin e diplomës Baçelor. 
Kandidati duhet të ketë këto dokumente për regjistrim:
• diplomën baçelor ose kopjen e vërtetuar, 
• certifikatën/transkriptën e notave,
• certifikatën e lindjes,
• kopjen e letërnjoftimit, 
• tri fotografi për indeks (formati 4x6)
dhe të plotësojë aplikacionin për regjistrim, i cili merret në Kolegjin Universitar “Pjetër Budi”, ose:

 Aplikoni online!