ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Sigurime - Baçelor

Sigurimet sot janë bërë industri në vete në ekonominë e një vendi. Industria e sigurimeve, së bashku me bankat komerciale janë furnizuesit kryesorë të sistemit financiar në vend. Meqenëse industria e sigurimeve është sektor i ri i krijuar në Kosovë, nevojat për një kuadër profesional nga kjo fushë janë shumë të mëdha.
 
Shkollimin e kuadrit profesional të kësaj fushe ua mundëson Kolegji “Pjetër Budi”, i cili që nga viti 2006 ofron programin studimor Sigurime.
 
Është ky një program unik, i cili nuk aplikohet nga asnjë institucion tjetër i arsimit të lartë në vend dhe rajon.
 
Sigurimet janë një element shumë i rëndësishëm në jetën e individit, biznesit dhe zhvillimit ekonomik të një shoqërie dhe një vendi, pasi ato ofrojnë një mbrojtje nga rreziqet që ne nuk mund ti parashikojmë, por që mund të na ndodhin në çdo çast.
 
Të gjitha shtresat e shoqërisë kanë nevojë për një sistem të sigurisë, pra, këta mund të jenë klientët e juaj në të ardhmen.
 
Programi ofrohet sipas standardeve bashkëkohore të Arsimit të Lartë dhe në harmoni me Procesin e Bolonjës. Për tre vjet, përkatësisht gjashtë semestra akademikë ju mund të merrni diplomën Baçelor në Sigurime dhe të jeni të gatshëm për punë në tregun e sigurimeve, i cili është shumë dinamik dhe kërkon staf profesional.
 
Republika e Kosovës është vendi i vetëm në rajon, i cili nuk aplikon sigurime të detyrueshme shëndetësore. Kolegji “Pjetër Budi” ka ndërmarrë fushatë sensibilizuese për rëndësinë e këtij produkti dhe ju duhet të jeni nesër bartës të zhvillimit të industrisë së sigurimeve. 
 
Për këtë, “Pjetër Budi” mundëson arsimimi e kuadrit të nevojshëm në gjitha lëmenjtë e sigurimeve.
 
Në Kosovë janë të licencuara 10 kompani të sigurimeve, në të cilat bëjnë pjesë ato me kapital vendor dhe të huaj, duke i respektuar të gjitha dispozitat juridike kosovare dhe kriteret e kryerjes se veprimtarisë së sigurimeve me një respekt të lartë, për çka edhe rezulton një zhvillim i lartë i këtij biznesi, duke qenë një nga kontributorët e rëndësishëm në sistemin tatimor të Kosovës.
 
Me diplomë të sigurimeve, punën e keni të garantuar. Ejani dhe binduni me kualitetin e studimeve të cilat ofron “Pjetër Budi”.
 
 

Sigurime - BA

Semestri 1

Ekonomi

Bazat e Menaxhimit

Hyrje në Sigurime

Gjuhë Angleze I

Matematikë

Ndërmarrësi

Informative

Teknologji

Hyrje në Shkrim Akademik

Semestri 2

Kontabiliteti në sigurime

E Drejta në Sigurime

Menaxhim i Riskut

Gjuha Angleze II

Statistikë

Teknologji Informative

Semestri 3

            Bazat e marketingut

Sigurimi pensional dhe social

Sigurimi i bujqësisë

Sigurimi jetësor e shëndetësor

Gjuha angleze III

Menaxhmenti dhe zhvillimi i Resurseve njerëzore

Semestri 4

Risigurimi

Analiza e riskut në sigurime

Sigurimi jo jetë

Matematika aktuare

Sistemet financiare ( Inst. dhe Tregjet

Biznesi ndërkombëtar

Semestri 5

Praktikë

Kanalet e shitjes në sigurime

E drejta e sigurimeve

në BE

Shkrimi akademik

Tregtia ndërkombëtare dhe sigurimet

Mbrojtja e trashëgim. Kulturore

Semestri 6

Menaxh. i dëmeve në sigurime

Rregull. e mbikqyrja e sigurimev

TEMA BACHELOR BA

Menaxhimi Financiar

Menaxhimi i sist.informat (MIS)

 

Pas përfundimit të këtij programi, studentët do të mund të punësohen:

 

·         Në kompanitë e sigurimeve

·         Si agjentë të sigurimeve

·         Të hapin biznese të sigurimeve

·         Në sigurime shëndetësore publike dhe private

·         Në sigurime sociale publike etj.

95% e të diplomuarve në drejtimi Sigurime janë të punësuar.

Prej tyre:

-          80% punojnë në sektorin privat, 15% në sektorin publik dhe

-          70% punojnë në profesion!