ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Menaxhment, MA

Profili: Menaxhimi i Sigurimeve

 

Pse është i nevojshëm Masteri në Sigurime? Këtë përgjigje do ta merrni pasi t’i keni përfunduar studimet Baçelor shumë atraktive në Sigurime. Do të ndjeni nevojën për avancim më të lartë dhe më kualitativ. Analiza e Raporteve Financiare në Sigurime, Rreziku dhe Sigurimi, Hulumtimet Kuantitative dhe Sigurimi, Planifikimi Strategjik në Sigurime janë, disa nga lëndët që do t’ju përgatisin për nivelin Master në Sigurime.
 
Programi ofrohet në kuadër të Masterit në Menaxhment, si profil i veçantë, i cili ndahet në semestrin e tretë. Pas përfundimit të këtij programi, studenti merr gradën Master i Menaxhimit të Sigurimeve.
 
Industria e sigurimeve është ndër më të zhvilluarat në botë dhe stafi i specializuar në këtë fushë është shumë i limituar. Kjo ju mundëson të jeni ndër më të përzgjedhurit dhe njëkohësisht më të veçantit. Nga ana tjetër, industria e sigurimeve llogaritet edhe si industri shumë profitabile dhe fushë shumë atraktive për zhvillim të karrierës!
 
Në “Pjetër Budi” ju mund t’i arrini të gjitha këto, të jeni të parët, profesionalë dhe me një punësim të sigurt. Niveli Master, gjithashtu, ju hap derën për studime të nivelit të doktoratës, nivel i cili avancon edhe me shumë karrierën tuaj. 
 
Karriera juaj është e sigurt me fushën e sigurimeve dhe me Kolegjin “Pjetër Budi”.
 

Master Menaxhment profili Menaxhim në Sigurime

Viti i parë:

Semestri i parë:

Lëndët obligative:

Metodologjia e punës shkencore hulumtuese

Menaxhimi strategjik

Lidershipi dhe sjellja organizative

Menaxhimi i operacioneve

 

 Zgjedhore:

MIS

Etika në biznes

Menaxhimi i ndryshimeve

 

 Semestri i dytë:

Lëndët obligative:

Menaxhimi i Marketingut ndërkombëtar

Menaxhimi i rrezikut

Kontabiliteti i menaxhmentit 

Vendimarrja menaxheriale

 

 Zgjedhore:

Menaxhimi i inovacioneve

Financa

E-Biznesi

 

Viti i dytë:

 Semestri i tretë:

Lëndët obligative:

Analiza e pasqyrave financiare

Menaxhimi i rrezikut në kompanitë e sigurimeve

Direktiva Solvency II

Tregu dhe Institucionet e Sigurimeve

 

Zgjedhore:

E – Marketingu

Menaxhimi Strategjik i Resurseve Njerëzore

Marrëdhëniet Ndërkulturore

Praktika.

Semestri i katërt:

Tema Master

 
 
Ju mirëpresim!

Pas përfundimit të këtij programi, ju do të mund të punësoheni:

 

Ø  Në nivelet e larta të kompanive të sigurimit

Ø  Si ekspertë të sigurimeve

Ø  Të hapni dhe udhëhiqni biznese të sigurimeve

Ø  Të menaxhoni sektorin e sigurimeve shëndetësore publike dhe private

Ø  Në sigurime sociale publike etj.

95% e të diplomuarve nga drejtimi Sigurime janë të punësuar.

Prej tyre:

-          80% punojnë në sektorin privat, 15% në sektorin publik dhe

-          70% punojnë në profesion!