ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Menaxhment - Master

Programi ofrohet në katër (4) semestra, përkatësisht dy (2) vite akademike. Tre semestrat e parë përmbajnë lëndë, ndërsa semestri i fundit i dedikohet Temës Master.

Programi është dizajnuar të ndahet në profilet në semestrin e tretë (3) të Studimeve Master, ku studentët do të kenë mundësinë e zgjedhjes së njërit nga profilet e mundshme:

 
- Menaxhment
- Menaxhim i Sigurimeve
- Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë
 

 

Ky program studimor i përgjigjet në mënyrë optimale nevojave të shoqërisë për kuadro të kualifikuara për zgjidhjen e problemeve për të gjitha nivelet sistemore në vend dhe jashtë.

Me edukimin me këtë program studimor do të plotësohen nevojat për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadro institucionale dhe më gjerë. 

Programi Studimor  Menaxhment Master është i dizajnuar që të ofrojë njohuri të thelluara nga lëmi i të gjitha llojeve të menaxhimit. Në kuadër të këtij Programi Studimor studentëve u ofrohen për mësim lëndë me karakter menaxherial, lëndë nga menaxhimi financiar, menaxhimi strategjik, marketingu ndërkombëtar etj. si dhe lëndë me karakter profesional. Studentët e diplomuar në këtë program aftësohen për punë në firma dhe ndërmarrje apo korporata të ndryshme private vendore dhe  ndërkombëtare, fitojnë njohuri për legjislacionin ekonomik, nga menaxhimi i ndërmarrjev etj.

Ky Program   prodhon kuadro të profilit, në pajtim me konceptin e arsimimit bashkëkohor, për lidhshmëri të drejtpërdrejtë të teorisë me praktikën, studentët përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për punë në: a- punonjës dhe drejtues biznesesh të vogla, të mesme e të mëdha; b- specialistë e drejtues marketingu e shitjesh, reklame e promocioni; d - menaxherë biznesesh e institucionesh; c- ekspertë kontabël e finance; d- menaxhues të burimeve njerëzore dhe të karrierës në biznese e institucione publike;  e- ekspertë të ekonomisë europiane dhe të biznesit europian; ë- menaxhues të kompanive të sigurimeve, menaxhim të agjencioneve hotelere dhe turistike, në asociacione të ndryshme të ndërmarrësve etj. 

 

 

 

Doracaku

 

 
Qëllimi i programit është të ofrojë studimet Master me anë të cilit do të zhvillohet të kuptuarit dhe njohuritë akademike të biznesit dhe funksionet kryesore të menaxhimit, së bashku me aftësi të transferueshme si dhe zbatimin e tyre. Kjo përfshin të mësuarit e pavarur dhe kërkimin shkencor në një nivel ku  kërkohet një qasje e integruar dhe kritike për menaxhimin dhe praktikat që nderlidhën me to. Fushat e studimeve u mundësojnë studentëveqë të specializohën në një fushë të caktuar të programit (Biznes Ndërkombëtar, Financa, Menaxhment).
Qëllimet dhe rezultatet e mësimit (kompetencat dhe kualifikimet, njohuritë dhe shkathtësitë)Në programin studimor Master në Menaxhment mund të studiojnë ata të cilët kanë interes t’i zgjerojnë dituritë nga fusha e Menaxhmentit. Me qëllim që t’i kenë nxënë këto njohuri:- Nxënia e diturive bashkëkohore nga fusha e Menaxhmentit sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht për arsimin e lartë.- Nxënia e diturive të karakterit multidisiplinar në zbatimin e diturive nga fusha e Menaxhimit dhe inovacioneve.- Ngritjen e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor;- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;- Arsimimin e menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionit me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;- Krijimin e menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.- Aftësimi për udhëheqjedhe menaxhim me proceset në firma dhe ndërmarrje të ndryshme dhe institucione tjera.- Aftësimi për qasje të lehtë në tregun e punës në Republikën e Kosovës dhe më gjërë, pasi çë synojmë që ky program ofron njohuri multidisiplinare dhe qasje edhe në tregun rajonal por edhe evropian.- Programi për Master për Menaxhment synon të përgaditë kuadër të kualifikuar për tregun e punës duke ditur se kërkesat për staf të kualifikuar për këtë lëmi ja shtuar dukshëm dhe pritet të shtohen në vijim.