ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Doganë dhe Shpedicion - Baçelor (BA)

Program i Akredituar ne Republiken e Kosoves, dhe i vlersuar me notat me te larta nga ekspertet ndërkombëtar te Akreditimit.

Secili prej jush dëshiron të jetë pjesë e zhvillimeve te avansuara ne tregtinë dhe biznesin ndërkombëtar. Nese keni ambicie per te qene pjes e ketyre zhvillimeve ndërkombëtare ju duhet te pasuroni njohurit e juaja duke vijuar studimet ne programin akademik – shkencor Doganë dhe Shpedicion dhe te merni nje Diplom Baçelor te pranuar ne tërë botën.

Këtë mundësi ua ofron Kolegji “Pjetër Budi”, i cili është i vetmi në Republikën e Kosovës që ofron nivelin BA të programit Doganë dhe Shpedicion.  Kolegji “Pjetër Budi” ëndrrat tuaja i bën realitet. Nëse bëni zgjedhjen e duhur, ju për një kohë të shkurtër do të mund të punësoheni në Doganën e Kosovës, ne institucionet qeveritare ku hartohen politika fiskale-ekonomike, do të mund te filloni dhe menaxhoni bizneset nga fusha e shpedicionit dhe logjistikës vendore dhe ndërkombëtar, etj.

Në Kolegjin tone, programi Doganë dhe Shpedicion niveli Baçelor zgjat tre vjet, respektivisht mësimi dhe hulumtimi shkencor është i shtrirë në gjashtë semestra. Me staf profesional te fushes Doganë dhe Shpedicion, ofrohet mësim teorik dhe punë praktike profesionale, pas përfundimit të këtij programi, ju aftësoheni për punë konkrete, pa pasur nevojën për praktikë shtese, ju do të fitoni njohuri, shkathtësi, dhe kompetencë pune në fushat si: doganë, tregti ndërkombëtare, shpedicion të brendshëm dhe ndërkombëtar, menaxhim të transportit dhe logjistikës, etj.

 

Pas perfundimit te studimeve  Baçelor në programin e Doganes dhe Shpedicionit ju mund ti vazhdoni studimet Master në Kolegjin “Pjetër Budi”.

 

 

Viti i parë:

Semestri i parë:

Obligative:

Ekonomia

Bazat e menaxhimit

E drejta doganore

Gjuhë angleze I

Zgjedhore:

Teknologji informative

Hyrje në shkrim akademik

Matematikë

Semestri i dytë:

Obligative:

Sistemi doganor

Kontabilitet

Ndërmarrësia

Gjuhë angleze II

Zgjedhore:

Teknologji informative

Komunikim dhe mardhënie me publikun

Statistikë

Sociologji

Viti i dytë

Semestri i tretë:

Njohja doganore e mallrave

Shpedicioni ndërkombëtar

Hyrje në administratë publike

Sistemet informative doganore

Zgjedhore:

Politika dhe legjislacioni i BE-së

Menaxhimi i Resurseve njerëzore

 

Semestri i katërt:

Obligative:

Procedurat Administrative në Dogana

Transport ndërkombëtar

Financat  Ndërkombëtare

E drejta e konkurrencës

Zgjedhore:

Punë praktike doganore

Punë praktike në shpedicion

Anglisht III

 

Viti i tretë:

Semestri i pestë:

Obligative:

Tregtia ndërkombëtare

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore

Shkrim akademik

Politika dhe sistemi fiskal

Zgjedhore:

Punë praktike doganore

Punë praktike në shpedicion

Etika në biznes

Semestri i gjashtë:

Obligative:

Menaxhimi financiar

Logjistika

Tema Bachelor

Zgjedhore:

Marketingu ndërkombëtar

Psikologjia e krimit

Siguriesit në tregtinë ndërkombëtare

 

Me të mbaruar të studimeve në programin akademik Doganë dhe Shpedicion, ju mund të punoni kudo, si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat.

Do të mund të punësoheni në:

                  ·         Doganën e Kosovës – në të gjithë sektorët e këtij institucioni

·          Agjencione doganore (shpedicion)

·         Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

·         Biznese private që merren me qarkullimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve

·         Ministri të Financave

·         Qeveri të vendit

·         Kuvendin e Kosovës

·         Mund të jeni pjesëmarrës në hartimin e draftligjeve për tregti me jashtë etj.

... si dhe mund të hapni biznese të ndërmjetësimit në fushën e doganave.

Në Doganën e Kosovës punojnë rreth 700 punonjës. Numri më i madh i tyre nuk kanë mbaruar fakultetin relevant për punë. Ju i nevojiteni këtij institucioni.

 

Në Republikën e Kosovës ushtrojnë aktivitet afarist më shumë se 1000 biznese të fushës së ndërmjetësimit doganor dhe shpedicionit. Për çdo vit kalendarik më shumë 50 biznese të tilla fillojnë punën për herë të parë. Ju mund të jeni njëri prej tyre, pasi që këto biznese janë shumë profitabile.

 

Më shumë se 95% e studentëve të “Pjetër Budit”, të diplomuar në këtë drejtim janë të punësuar në sektorin profesional, për të cilin kanë mbaruar studimet.

 

Me diplomën e Kolegjit “Pjetër Budi”, ju mund të punësoheni menjëherë!!!