ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Doganë dhe Shpedicion - Master (MA

Program i Akredituar ne Republikën e Kosovës, dhe i vlersuar me notat më të larta nga ekspertet ndërkombëtar të Akreditimit.

Secili prej jush që ka perfunduar studimet BA ka pretendime për ti avansuar njohurit e tije në një shkall me të lartë dhe për te mare edhe përgjegjësi te një udhëheqësi dhe te një menaxheri ne një institucion, ne një kompani, ne një korporate, etj.

Nëse keni ambicie për te qen pjese udhëheqëse e trendeve zhvillimore ndërkombëtare ne fushen e Doganës dhe Shpedicionit – qe është një fushë shumë e gjere dhe me interes shtetror – ju duhet qe njohurit e juaja ti avansoni duke krijuar vlera udheheqese-menaxheriale, duke studiuar në programin akademik-shkencor Doganë dhe Shpedicion niveli MA, dhe te merni Diplom sipas standardeve të Bolonjes te pranuar ne tërë botën, qe ju mundeson për vazhdim te karieres suaj akademike në nivelin e PhD.

Këtë mundësi ua ofron Kolegji “Pjetër Budi”, i cili është i vetmi në Republikën e Kosovës që ofron nivelin MA të programit Doganë dhe Shpedicion. Ju për një kohë të shkurtër do të mund të punësoheni në strukturat menaxheriale ne Doganën e Kosovës, mund te jeni nje udheheqesi i ekipes ne nivle qeveritare ku hartohen politika fiskale-ekonomike, mund te menaxhoni një kompani, një korporat apo një biznes tjetër nga fusha e tregtis, prodhimit, shpedicionit, logjistikës, transportit vendore dhe ndërkombëtar, etj.

Në Kolegjin tone, programi Doganë dhe Shpedicion niveli Master zgjat dy vjet, mësimi dhe hulumtimi shkencor është i shtrirë në kater semestra. Me staf profesional te fushës Doganë dhe Shpedicion, ofrohet mësim teorik dhe punë praktike profesionale, pas përfundimit të këtij programi, ju perfitoni njohuri, shkathtesi, kompetenca profesionale per te udhehequr dhe menaxhuar me biznese nderkombetare, me borde shtetrore, me kompani publike, etj. Ju do të pasuroni njohurit e juaja qe janë te nevojshme për tregun e punës ne vend dhe jashtë nga fusha e  integrimeve evropiane, për konventat ndërkombëtare, per OBT (Organizatën Botërore Tregtare), OBD (Organizatën Botërore Doganore), GATS (Organizaten Boterore te Sherbimeve), per shpedicionit ndërkombëtare, sistemet transportuese dhe logjistike etj. 

 

Doganë dhe shpedicion

Semestri 1

Metodologjia e punës kërkimore shkencore

E Drejta Afariste dhe Transportuese

Organizata Botërore Tregtare

Konventat dhe Institucionet Ndërkombëtare Doganore

Menaxhimi i Doganave

Menaxhimi i Shpedicionit

Semestri 2

Sistemi doganor i Unionit Evropian

Sistemet Transportuese dhe Logjistika

Zonat e lira Doganore

E-Biznesi

Kontratat në Qarkullimin Ndërkombëtar

Kanalet e Shitjes dhe Distribucioni

Semestri 3

Menaxhimi i Logjistikës Globale

Strategjitë e Marketingut Ndërkombëtar

Menaxhimi i Shpedicionit Ndërkombëtar

Kriminaliteti Doganor

Psikologjia Afariste

Raportimet Financiare dhe Revizioni

Semestri 4

Tema Master

Praktika në organizatë/institucion

Punim shkencor

 

Doracaku

Me të mbaruar të studimeve në programin akademik Doganë dhe Shpedicion MA, ju mund të punoni kudo, si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat. Diploma e “Pjetër Budit” ka vlerë të madhe.

 

Do të mund të punësoheni:

·         Në nivelet e larta menaxheriale të administratës doganore

·         Menaxher të agjencioneve të shpedicionit

·         Mund të hap biznese të ndërmjetësimit në fushën e doganave

·         Ekspertë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për anëtarësim në Organizatën Botërore Tregtare

·         Themelues të bizneseve private që merren me qarkullimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve

·         Ekspertë në Ministri të Financave, në fushën e sistemit dhe politikës doganore

·         Këshilltarë të Qeverisë

·         Pjesëmarrës në hartimin e draftligjeve për tregti me jashtë

·         Përfaqësues të Kosovës në Forumet Ndërkombëtare për Tregti dhe Biznes Ndërkombëtar

·         Përfaqësues të Kosovës në nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti dhe integrime evropiane etj.

 

A e dini se menaxherët e lartë në administratën doganore nuk kanë kualifikim të lartë në fushën e Doganës dhe Shpedicionit? Ky kualifikim është i nevojshëm për ta, prandaj ju me diplomën Master Doganë dhe Shpedicion e keni vendin atje.

 

Në Republikën e Kosovës ushtrojnë aktivitet afarist më shumë se 1000 biznese të fushës së ndërmjetësimit doganor dhe shpedicionit, të cilat kryejnë punë të shpedicionit vendor. Kjo lëmi është shumë e rëndësishme të marrë zhvillim dhe karakter ndërkombëtar. Diploma Master Doganë dhe Shpedicion ju mundëson zhvillimin e shpedicionit dhe logjistikës ndërkombëtare, si komponentë e rëndësishme e tregtisë dhe biznesit ndërkombëtar.

 

Me diplomën e Kolegjit “Pjetër Budi”, ju mund të punësoheni menjëherë!!! \