ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Menaxhment, MA

Profili: Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë

 

Studimet Master në një fushë atraktive çfarë është Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë ofrohen vetëm në Kolegjin “Pjetër Budi”.

 

Ky program përgatit kuadro të specializuara për kryerjen e punëve të turizmit dhe hotelerisë, konform nevojave të tregut të punës së Kosovës, si dhe ju përgatit për pozita të larta menaxheriale, me aftësi, shkathtësi dhe kompetenca përkatëse. Programi ofrohet në kuadër të Masterit në Menaxhment, si profil i veçantë, i cili ndahet në semestrin e tretë.

 

Pas përfundimit të këtij programi që zgjat katër semestra, ju merrni gradën Master i Menaxhimit të Turizmit dhe Hotelerisë.

 

Menaxhimi i turizmit dhe hotelerisë sot është ndër veprimtaritë themelore, që po shënojnë vazhdimisht rritje në vendet e zhvilluara, por edhe ato në zhvillim.

 

Menaxhimi i turizmit dhe hotelerisë, si veprimtari, po krijon tërësi të reja në botë, kështu që edhe vendet që nuk i kanë kushtuar fare vëmendje turizmit sot merren me aktivitete të tilla, ndërkohë që oferta turistike dhe hoteliere është gjithnjë më e sofistikuar.

 

Po ashtu, Diploma Master në Menaxhim të Turizmit dhe Hotelerisë ju mundëson të vazhdoni studimet në nivelin Doktoratë (Ph.D). Çdo institucion akademik në vend apo kudo në botë, nga ju do të kërkojë pikërisht Diplomën MA, për t’u pranuar në studimet e doktoratës.

 

Programi studimor Menaxhim I Turizmit dhe Hotelerisë Master është akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit dhe ka marrë vlerësimet më të larta nga ekspertët e jashtëm të vlerësimit të cilësisë, në bazë të të cilit vlerësim edhe është akredituar Kolegji “Pjetër Budi”.

 

Me Master ju prodhoni politika!

 

Semestri i parë

Metodologjia e punës shkencore hulumtuese

Menaxhimi strategjik

Lidershipi dhe sjellja organizative

 Menaxhimi i operacioneve

MIS

Etika në biznes

Menaxhimi i ndryshimeve

Semestri i dytë

Menaxhimi i Marketingut ndërkombëtar

Menaxhimi i rrezikut

 Kontabiliteti i menaxhmentit

Vendimarrja menaxheriale.

Menaxhimi i inovacioneve

Financa

E-Biznesi

Semestri i tretë

Tipet selektive të turizmit

 Planifikimi hapsionor në turizem dhe hoteleri

Marrëdhenit ndërkulturore dhe komunikimi strategjik

Promocioni në Turizëm dhe Hoteleri

Menaxhimi i eventeve dhe kohës së lirë

Sjellja e konsumatorit

Menaxhimi Strategjik i Resurseve Njerëzore

Praktika.

Semestri i Katërt:

          Tema Master

 

 

Doracaku

91% e të diplomuarve nga drejtimi Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë janë të punësuar.

Prej tyre:

-   58% punojnë në sektorin privat dhe 48% në sektorin publik dhe...

-   95% punojnë në profesion!

Me diplomën e Kolegjit “Pjetër Budi”, ju mund të punësoheni menjëherë!!!