ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Zyra e Marketingut

Zyra e Marketingut merr përsipër organizimin e aktiviteteve  promovuese për imazhin e Kolegjit “Pjetër Budi” , e cila bën të mundur njohjen e Kolegjit si dhe realizon lidhje më të forta midis institucioneve akademike, shtetërore, kulturore kombëtare e ndërkombëtare.
Kjo zyrë është  përgjegjës për:
Organizimin e fushatave menaxhuese dhe të larmisë së mënyrave efektive të marketingut.
Realizimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve (nënshkrime marrëveshjesh me universitete  brenda dhe jashtë vendit)
Ideimin dhe realizimin e zbatimit të projekteve të Kolegjit, ndëruniversitare apo ndërinstitucionale, që lidhen me vizionet e shpallura dhe të përpunuara në vijimësi.
Zyra e marketingut ofron paketa informuese për kompanitë në treg, oferta informuese për në televizione, radio, agjenci online, gazeta, oferta në formë pakete por dhe veç e veç si dhe oferta të llojeve të ndryshme.
Përveç tjerave veprimtari e kësaj zyre është, prodhimi i artikujve të ndryshëm promocional, etj.