ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Zyra për Sigurimin e Cilësisë

Zyra për Sigurimin e Cilësisë
Udhëheqës i zyrës:
Isuf Ahmeti, PHD
pjeterbudi@gmail.com
te: +38138234566
 
Në bazë të Statutit të Kolegjit “PJETËR BUDI” – Prishtinë, funksionon Zyra për Sigurim të brendshëm të cilësisë. Sigurimi i brendshëm i cilësisië rregullohet në mënyrë të detajizuar me Rregulloren për procedurat e sigurimit të cilësisë në Kolegj.
 
Në përputhshmëri me planin strategjik të zhvillimit të Kolegjit “PJETËR BUDI”, nga viti 2007, është themeluar edhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë.
 
Misioni i Zyrës për Sigurim të Cilësisë është:
Të sigurojë nivel cilësor të mësimdhënies, mësimnxënies, programeve studimore, hulumtimit dhe administrimit të Kolegjit “PJETËR BUDI” përmes implementimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe të sigurojë që mekanizmat dhe procedurat për arritjen e cilësisë të jenë funksionale.
 
Sigurimi dhe ngritja e cilësisë së mësimdhënies është objektivi kryesor i punës në Kolegjin “PJETËR BUDI”, duke synuar gjithmonë në avansimin e procesit arsimor dhe rritjes së qëndrueshmërisë së Kolegjit, si një institucion bashkëkohor, që ndjek modelet e kolegjeve evropiane të arsimit të lartë.
 
Përmbushja e këtij misioni është në harmoni me misionin e institucionit dhe i shërben përmbushjes së vizionit të tij për të qenë Kolegji më i mirë jopublik në vend dhe rajon, dhe për të përgatitur kuadro të cilat do ti kontribuojnë zhvillimit të komunitetit lokal dhe global. 
 
Materia e sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit në Kolegjin “PJETËR BUDI” është për të gjithë personelin akademik dhe jo-akademik të Kolegjit duke filluar prej profesorëve, ekspertë-lektorë,  bashkëpunëtorë profesional, studentët, shërbime administrative etj. Politikat për mekanizmat e sigurimit të cilësisë për zbatimin e masave të cilësisë janë vlerësime përmes pyetësorëve anonim, hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të vlerësimit.
 
Kolegji e realizon vetëvlerësimin e programeve studimore në të gjitha shkallët e arsimit të lartë. Me vetëvlerësimin e programeve studimore bëhet vlerësimi i kualitetit të veprimtarisë së arsimit të lartë dhe atij shkencor të Kolegjit, përmes shumë procedurave eksplicite për vlerësimin e kualitetit dhe kuadrit akademik.
 
Me vlerësimin e programit studimor duhet të përcaktohet se sa është e mundur të i përgjigjet standardeve të pranuara të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Kualitetit (ENQA) dhe a korrespondon me praktikën internacionale. Gjithashtu, duhet të vlerësohet se sa është në gjendje të mundësoj struktura të programeve studimore për integrim të studentëve dhe profesionistëve të diplomuar në sistemet arsimore të vendeve të tjera të Hapësirës Evropiane në Arsimin e Lartë.
 
 
 
Subjekt të sigurimit të cilësisë dhe të vlerësimit në Kolegjin “Pjetër Budi” është i gjithë stafi akademik dhe jo akademik i Kolegjit, pra profesorët, ekspertët – ligjëruesit, demonstruesit, bashkëpunëtorët profesional, studentët, shërbimet administrative etj. 
 
Mekanizmat për realizimin e masave për sigurimin e cilësisë janë vlerësimet përmes pyetësorëve anonim, të cilat bëhen sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit. 
 
Vlerësimet për sigurimin e cilësisë kanë efekte në: 
 
- Motivimin dhe vlerësimin publik në rast të rezultateve pozitive; 
- Zbatimin e masave të përshtatshme me qëllim të përmirësimit të punës në rast të rezultateve negative.
 
Në bazë të Rregullores për procedurat e sigurimit të cilësisë, vlerësimet bëhen për të arritur objektivat, përshtatjen e punës dhe ekonomizimin e masave të marra. Vlerësimet bëhen në këto drejtime:
 
- Vlerësimi i masave të menaxhimit në të gjitha nivelet organizative;
- Vlerësimi i programeve të studimit dhe organizimit të studimeve;
- Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies;
- Vlerësimi i aktiviteteve kërkimore, hulumtuese dhe shkencore (seminareve);
- Vlerësimi i vijueshmërisë së studentëve;
- Vlerësimi i rezultateve të kollokuiumeve dhe të provimeve 
 
Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga ana e studentëve, bëhet një herë në vit përmes pyetësorëve anonim dhe që koordinohen nga një komision i posaçëm i studimeve. Pyetësorët përpilohen nga komisioni i studimeve, duke u bazuar në strukturën standarde të pyetësorëve anonim. 
Vetëvlerësimi, si hap i parë në procesin e vlerësimit të cilësisë dhe të kualitetit, ka disa qëllime kryesore:
 
- Të paraqes një pasqyrë të shkurtër dhe përmbajtjësore të procesit mësimor arsimor të institucionit dhe të programeve studimore; 
- Të analizojë ndërlidhjen e procesit mësimor-arsimor dhe veprimtarisë shkencore-hulumtuese të institucionit;
- Të analizojë strukturën, kualitetin dhe përparimin e kuadrit akademik;
- T’i analizojë anët e mira dhe të dobëta të institucionit të arsimit të lartë, i cili kryen veprimtari të arsimit të lartë, me zbatimin e SWOT Analizës; 
- Të sigurojë bazën e cila do të shërbejë për kryerjen e vlerësimit që e realizon Kolegji;
- Të sigurojë bazën e cila do të shërbejë për kryerjen e vlerësimit të jashtëm.
 
Kolegji e realizon vetëvlerësimin e programeve studimore në të gjitha shkallët e arsimit të lartë. Me vetëvlerësim e programeve studimore bëhet vlerësimi i kualitetit të veprimtarisë së arsimit të lartë dhe atij shkencor të Kolegjit, përmes shumë procedurave eksplicite për vlerësimin e kualitetit dhe kuadrit akademik
 
Me vlerësimin e programit studimor duhet të përcaktohet se a i përgjigjet ai standardeve të pranuara të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Kualitetit (ENQA) dhe a korrespondon me praktikën internacionale. Duhet të vlerësohet se a mundëson struktura e programit studimor integrim të studentëve dhe profesionistëve të diplomuar në sistemet arsimore të vendeve të tjera të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë është organ kompetent për përcjelljen vazhdueshme dhe sistematike, si dhe grumbullimin e të dhënave rreth cilësisë – kualitetit, nëpërmes organizimit të hulumtimit periodik në të gjitha fushat e sigurimit të kualitetit, me qëllim të sigurimit dhe vetëvlerësimit të kualitetit të punës së Kolegjit. 
 
Anëtarët e Komisionit zgjidhen me votim të fshehtë në mbledhjen e Këshillit Mësimor – Shkencor, nga radhët e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, mësimdhënësve dhe studentëve, për periudhë katërvjeçare. Pas zgjedhjes së anëtarëve bëhet konstituimi i Komisionit, nga të cilët njëri anëtar zgjidhet si kryetar dhe njëri zëvendëskryetar i komisionit.
 
Struktura e anëtarëve të Komisionit duhet t’i shpreh këto karakteristika:
 
- Të prezantohet secila strukturë kryesore e institutit (kuadri akademik, studentët dhe administrata) që të sigurohet pjesëmarrje maksimale në vetëvlerësim të të gjithë subjekteve të interesuara; 
- T’i përfaqësojë pikëpamjet e gjera të Kolegjit, dhe
- Anëtarët e Komisionit për Vlerësim të jenë në gjendje t’i vlerësojnë anët e dobëta dhe të mira të Kolegjit.
 
Me procesin për sigurimin dhe vetëvlerësimin e cilësisë dhe të kualitetit nënkuptojnë aplikimin e vlerësimit të rregullt dhe të veçantë. Komisioni për Sigurimin e Cilësisë përgatit planet për zbatimin e të gjitha aspekteve të vlerësimit, duke përfshirë lëmin e hulumtimit, angazhimin e subjekteve dhe planin e punës, si dhe i raporton Këshillit Mësimor Shkencor për rezultatet e treguara të vetëvlerësimit, me propozime konkrete për ndërmarrjen e masave preventive, nëse kjo është e domosdoshme. 
 
Procesi i vlerësimit krijohet në bazë të analizave të dokumenteve dhe informatave të rëndësishme, krahasimit të planit të veprimit, si dhe në grumbullimin e qëndrimeve dhe të dhënave të subjekteve në sistemin e sigurimit të cilësisë dhe të kualitetit nëpërmes të anketimit.
 
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë përgatit raportin me rezultatet e vlerësimit dhe ia dërgon Këshillit Mësimor Shkencor, i cili e vlerëson kualitetin e punës në sektor të caktuar të Kolegjit me propozime e masave për heqjen e pengesave në përparimin e kualitetit të punës.
 
Vlerësimi i rregullt i kualitetit kryhet së paku një herë në vit gjatë vitit akademik dhe përfshinë fushat vijuese:
 
- Programet studimore
- Pprocesi arsimor
- Stafi akademik dhe jo akademik
- Studentët
- Librat shkollor, literatura, biblioteka dhe kabineti i informatikës
- Financimi
- Organizimi dhe funksionimi i sistemit për sigurimin e cilësisë
Këshilli Mësimor-Shkencor i Kolegjit, i cili kryen veprimtari të arsimit të lartë, në bazë të Raportit të Komisionit dhe të vlerësimit të kualitetit të kuadrit akademik, propozon dhe ndërmerr masa për përmirësimin e tyre.
 
Sigurimin i kualitetit të studentëve, Kolegji e realizon nëpërmes aktiviteteve dhe standardeve në fushat vijuese:
 
- Selektimi i studentëve me rastin e regjistrimit të tyre
- Procesit arsimor
- Organizimit të studentëve
- Përcjelljen e vazhdueshme dhe vlerësimin e rregullt të kualitetit në këtë fushë
 
Kolegji garanton barazinë e të gjithë studentëve, pa marr parasysh racën, ngjyrën, gjininë, nacionalitetin, gjuhën, fenë, mendimin politik etj.
Kolegji iu mundëson studentëve organizimin dhe veprimtarinë e tyre nëpërmes Organizatës së tyre Studentore, konform Statutit të Kolegjit.
Kontakto:
Emira Limani
Zyrtare për Sigurimin e Cilesisë
emira.limani@hotmail.com