ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Zyra e Karrierës

Me qëllim që t’u vijmë në ndihmë studentëve dhe të diplomuarve që të përmbushin synimet e tyre në karrierë, Zyra e Karrierës në kuadër të Kolegjit “Pjetër Budi” ofron një shërbim të plotë menaxhimi të karrierës, duke përfshirë mbështetje në projektet dhe kërkimet e punësimit gjatë gjithë periudhës së studimeve dhe pas përfundimit të tyre.

Këtu përfshihen njoftime punësimi periodike, këshillime të përgjithshme si dhe këshillime të personalizuara karriere. 
- Shërbimet të cilat i ofron kjo zyre:
- Zyra e Karrierës ndihmon në lokalizimin e kërkimit shkencor dhe të temave për mbrojtjen e diplomave nga mjedisi i biznesit, në mënyrë që të krijojë kontakte midis këtyre dy sferave (sferës së arsimit dhe të industrisë) dhe të krijojë lidhje të punës studimore me projekte të botës reale.
- Duke ruajtur kontakte të ngushta me mjedisin e biznesit, kjo zyrë ndjek zhvillimet e fundit në tregun e punës. Në këtë mënyrë, Kolegji “Pjetër Budi” krijon dhe zhvillon programet kurrikulare në referim të fushave të ndryshme të studimit.
- Mbledh informacion për studentët e diplomuar në Kolegjin“Pjetër Budi”.
- Mbledh informacion për të gjetur mënyra efikase që studentët të nisin një karrierë në profesionin e tyre.
- Mban një arkiv të rifreskuar në mënyrë periodike me informacion rreth shoqërive, bizneseve, apo kompanive të ndryshme, duke synuar përcaktimin e fushës më të përshtatshme të punës për studentët.
- Ndihmon për krijimin e CV-ve profesionale dhe hartimin e letrave rekomanduese apo motivuese, të cilat pasqyrojnë aftësitë dhe eksperiencën e kandidatit.
- Ofron këshilla për të realizuar intervista të suksesshme.
- Ofron mundësinë e njohjes me një shumëllojshmëri pozicionesh të lira pune të cilat janë në dispozicion të studentëve.
 

SI TË SHKRUANI NJË CV?

Çka është CV?

CV është shkurtesë për ”Curriculum Vitae“, që në përkthim të lirë ka kuptimin “historia e jetës”.

CV paraqet një dokument, në të cilin përshkruhen kualifikimet tuaja, shkollimi dhe përvoja e punës.

CV, së bashku me letrën e motivimit dhe atë të rekomandimit, përbëjnë dokumentet themelore për aplikim në ndonjë vend pune.

Në të gjitha shpalljet për punë kërkohet nga ju që të dërgoni CV, letër motivuese dhe letër rekomandimi, në mënyrë që punëdhënësi potencial të mundet më lehtë të vlerësojë se cilët kandidatë janë më të përshtatshëm.
Andaj, CV’në duhet të shikoni si një dokument marketingu, me të cilin mund t’i “shisni” aftësitë tuaja dhe kualifikimet dhe ta fitoni punën të cilën e dëshironi.

Çfarë duhet të përmbajë CV’ja?
Çdo CV duhet të përmbajë disa pjesë me informacione rreth jush.

Të dhëna personale
Në këtë pjesë detyrimisht duhet të shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, telefonin për kontakt dhe e-mailin. Nuk është keq për ta treguar edhe adresën tuaj, që punëdhënësi të mund të orientohet se a jetoni në rrethinë të përshtatshme, edhe pse zakonisht nuk ka rëndësi.
Të gjitha të dhënat tjera janë të panevojshme, vetëm nëse nuk kërkohet nga ju që të përshkruheni më në detaje si person.

Arsimimi
Aspak nuk rekomandohet që të filloni me informatën rreth arsimimit tuaj fillestar. Fillimisht shkruani shkallën më të lartë të arsimimit, duke vazhduar me ato më të ulëta.

Trajnimet

Duhet t’i shënoni trajnimet dhe kurset në të cilat keni marrë pjesë, duke filluar nga më i fundit.

Përvoja e punës
Në këtë pjesë duhet të jepni informata për përvojën tuaj të punës, të paraqitur në mënyrë kronologjike, duke filluar nga puna juaj e fundit.
Mund të shtoni edhe përshkrim të shkurtër për pozitën tuaj të mëparshme, aktivitetet kryesore me të cilat jeni marrë dhe arritjet tuaja.

Aftësitë e tjera
Në këtë pjesë mund të përmendni: shkallën e njohjes së gjuhëve të huaja, shkallën e njohjes së teknologjisë informative etj. Kur bëhet fjalë për njohjen e gjuhëve të huaja, është e rëndësishme se cilin nivel të të lexuarit, të folurit dhe të shkruarit e zotëroni.
Përmendni ndonjë program kompjuterik me të cilin mund të punoni. Keni kujdes, sepse CV’ja mund të tregojë shumë për aftësitë dhe njohuritë tuaja me kompjuter.

Interesat dhe arritjet
Përmendni hobet tuaja, por mos e teproni me listë të gjatë, sepse mund të leni përshtypje se jeni duke prezantuar informacionet jo aq të rëndësishme.

Informatë shtesë
Varësisht nga pozicioni për të cilin kandidoni, është e nevojshme të vlerësoni se cili informacion tjetër mund të ju ndihmojë që të “dalloheni” nga kandidatët tjerë dhe të fitoni shansë të tregoheni se jeni personi i duhur për atë pozitë.
Mund të përmendni statusin tuaj familjar, posedimin e patent shoferit etj.

GABIMET GJATË SHKRIMIT TË CV’së
Shumë shpesh kandidatët për intervistë bëjnë gabime në të shkruarit e CV’së. Disa prej gabimeve që nuk duhet ti lejoni janë:

  • Mos lejoni që CV’ja juaj të jetë e paorganizuar, me tekst keq të formatuar ose gabime tipografike.
  • Shumë CV e gjatë.I gjithë informacioni, që dëshironi t’i ja jepni punëdhënësit potencial, duhet të jetë sa më e shkurtër dhe e qartë. Mos përdorni më shumë fjalë, sesa që është e nevojshme.
  • Përmendja e tepërt e vetes së parë (“unë”).Nëse në çdo fjali përdorni “unë” ju vendosni një dozë të madhe të arrogancës.
  • Gabime tipografike dhe gramatike.Është shumë me rëndësi që ta kontrolloni tekstin e CV’së, për të mos lejuar gabime në të. Gabimet gramatikore dhe tipografike mund të interpretohen nga punëdhënësi si një mosinteresim i mjaftueshëm ose mungesë njohurish për punë me kompjuter.
  • Mosorganizim. Të dhënat në CV duhet të jenë të organizuara në disa ndarje: të dhëna personale, arsimim, përvoja e punës, gjuhë të huaja etj.
  • Teks i formatuar keq. Zgjedhni fonte të mira për tekstin në CV’në tuaj. Teksti duhet të jetë i renditur në paragrafe, ndërmjet të cilave të ketë më tepër hapsirë, që punëdhënësi potencial të mund menjëherë të skenojë informacionin, pa u munduar të lexojë në rreshta dhe paragrafe jo të renditur.
Kur Ë dhe kur Ç…?

Keni për të shkruar një shkrim gazetaresk, ese, hartim ose çka do qoftë por nuk jeni i familjazuar me drejtë shkrimin shqip nuk dini se ku të vendosni Ë-në ose p.sh si ta shkruani fjalën zemer që në këtë rast është shkruar gabimisht por që saktë shkruhet (zemër )…

Për këtë ekziston një program i cili është pa pagesë dhe quhet Programi për drejtshkrim AS 2.0 të cilën mund ta shkarkoni në linkun e më poshtëm.
www.gjuhashqipe.com

Programi përveç që ju ndihmon në formën e të shkruarit të saktë të fjalëve në gjuhën shqipe ajo ju ndihmon që shumë shpejt të përvetësoni, dhe përmirësoni drejtshkrimin shqip.
Por, për këtë ju nevojitet Microsoft Word ku edhe në këtë program integrohet programi i drejtshkrimit përdorimi i këtij programi është i lehtë dhe i përshtatshme për grupmoshat e ndryshme.