ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Zyra Ligjore

Zyra ligjore funksionon në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës dhe Statutit tëKolegjit “Pjetër Budi”, Instituti për Studime Prishtinë. Zyra ligjore përcjell legjislacionin bazë në sferën e Arsimit të Lartë në Kosovë, legjislacionin e punës dhe aktet tjera normative në vend, me qëllim të harmonizimit të akteve të brendshme.

 

Zyra Ligjore është kompetente për interpretimin e ligjeve, udhëzimeve administrative të miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe interpretimin e Statutit të Kolegjit.
Zyra ligjore udhëhiqet nga Sekretari i Kolegjit.
 
Sekretari i Kolegjit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
 
- Është zyrtari më i lartë i administratës;
- Është udhëheqës i Administratës Qendrore;
- Është shef i zyrave administrative;
 
Përveç këtyre detyrave Sekretari i Kolegjit mbanë regjistrin e:
 
- Kandidatëve që paraqiten për pranim;
- Studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve
shkencore;
- Të diplomuarit;
- Personelin me kontratë;
- Pronësinë;
- Llogaritë financiare;
- Projektet e kërkimeve, krijuese dhe konsultative;
- Kontratat komerciale;
- Raportet e punës akademike;
- Vlerësimet;
- Raportet vetanake;
- Vlerësimet e jashtme dhe të brendshme;
- Çështje të tjera që kërkohen nga Bordi Drejtues, apo nga Dekani.
 
Për paqartësi përkitazi me legjislacionin për arsimin e lart si dhe Statutin e rregulloret e Kolegjit mund të konsultoni Zyrën Ligjore nga e Hëna deri të Premtën, prej orës 10 paradite deri në orën 16.