ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Shërbimi i studentëve

Zyra e Shërbimit tëStudentëve i Kolegjit “PJETER BUDI”, në bazë të Statutit të Kolegjit dhe Rregulloreve përkatëse, është përgjegjëse për çështjet profesionale administrative dhe teknike, si më poshtë:

- Cakton numrin e amzës së studentit, në bazë të cilit hartohen listat e studentëve sipas drejtimeve;

- Bënë regjistrimin e studentëve të pranuar në të gjitha drejtimet – programe studimore për çdo vit akademik;
- Rregullon dokumentacionin e studentëve të pranuar sipas numrit të indeksit dhe formon dosjet e tyre;
- Fut të gjitha të dhënat e studentëve të Institutit në programin – bazën e të dhënave;
- Përgatit raporte lidhur me studentët e regjistruar, si për ata të rregullt dhe për ata me korrespodencë;
- Përgatit raporte lidhur me vijueshmërinë e studentëve gjatë ligjëratave si dhe në kollokuiume dhe provime.