ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

 

UDHËHEQËSIT E PROGRAMEVE STUDIMORE

Punën e programeve studimore e koordinon Udhëheqësi i Programit Studimor, zgjedhjen e të cilit e propozon  Dekani i Kolegjit  dhe e zgjedh  Këshilli Mësimor – Shkencor.

Sipas Statutit të Kolegjit “Pjetër Budi”, secili Program Studimor udhëhiqet nga të paktën një Udhëheqës, i cili zgjidhet  nga radhët e profesorëve dhe ligjëruesve të Programit përkatës në Kolegjin “Pjetër Budi.

Sipas këtij parimi në Kolegj ekzistojnë këta udhëheqës të Programeve:

a.       Udhëheqës i Programit Studimor: Doganë dhe Shpedicion BA dhe MA;

b.      Udhëheqës i Programit Studimor: Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë BA dhe MA;

c.       Udhëheqës i Programit Studimor: Sigurime BA dhe MA; dhe

d.      Udhëheqës i Programit Studimor: Administrim Biznesi BA.

 

Detyrat e  Udhëheqësve të Programeve Studimore:

  • Marrin pjesë në organizimin dhe mbajtjen e ligjëratave, ushtrimeve, provimeve, seminareve, punës shkencore – hulumtuese dhe formave të tjera të punës për Programin Studimor përkatës;

  • Organizojnë ligjëratat dhe forma tjera të punës për realizimin e programit mësimor dhe të përsosjes shkencore;

  • Përgatisin dhe i propozojnë Këshillit propozimin e planit të punës shkencore – mësimore dhe hulumtuese;

  • I japin mendimin Këshillit, mbi propozimin e zgjedhjes dhe emërimit të mësimdhënësve, asistentëve, të bashkëpunëtoreve dhe të titujve shkencor;

  • Japin propozime për anëtar të komisionit për punë specialistike dhe të ekspertëve profesional, analizojnë suksesin e studentëve dhe inkuadrimin e tyre në punën shkencore-hulumtuese dhe propozon masa përkatëse;

  • Përcjellin  dhe sigurojnë balancën e ngarkesës së kuadrit mësimor dhe kujdesen për ngritjen dhe përparimin e tyre profesional dhe shkencor si dhe  propozojnë nevojat për kuadro të reja profesionale;

  • Japin  propozime për ngritjen profesionale të kuadrit mësimor në vend; dhe

  • Kryejnë dhe punë të tjera në pajtim me rregulloren dhe me aktet tjera të përgjithshme të Kolegjit.