ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

 

Prodekani për Çështje Akademike dhe Politika Zhvillimore 

 

- I ndihmon Dekanit në koordinimin e procesit mësimor në kuadër të Institucioni, 
- Kujdeset për zbatimin e drejtë dhe konsekuent të Programeve akademike,
- Kujdeset dhe propozon masa me qëllim të modernizimit të procesit mësimor dhe të harmonizimit të të njëjtit me nevojat zhvillimore; 
- Përcjell efikasitetin e procesit mësimor në pajtim me mundësitë objektive dhe propozon masa përkatëse; 
- I propozon Dekanit dhe Këshillit Mësimor-Shkencor masat përkatëse sa i përket përparimit të veprimtarisë mësimore – shkencore; 
- Është udhëheqës i politikave zhvillimore në Kolegj;
- Propozon masa për zhvillimin e kërkimeve hulumtuese shkencore;
- Cakton buxhetin vjetor për hulumtime shkencore,
- Është kryeredaktor i revistës shkencore “LOGOS” ,
- Kryen edhe punë të tjera në pajtim me këtë Statut dhe me autorizim të Dekanit. 

 

Përkitazi me aktivitetet akademike dhe zhvillimore të Kolegjit "Pjetër Budi" mund të kontaktoni Prodekanen për Çështje Akademike dhe Politika Zhvillimore, Evliana Berani  (+ 377 44 110 996)