ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

 

Mesazhi nga Dekani

Kolegji Pjeter Budi është themeluar me një vizion për të prodhuar idetë dhe arsimuar gjeneratat që do të kenë ndikim në teorinë dhe praktikën e ekonomisë, menaxhimit dhe administrimit publik në Kosove dhe rajon.

Kolegji, gjatëkëtyre dhjete viteve, ka aftësuar breza të rinjve të suksesshëm, të cilët kanë ndihmuar të formësojnë botën e biznesit në nivelin kombëtarë dhe të rajonit. E kemi kuptuar misionin tonë si një angazhim për të krijuar njohuri me ndikim jetëgjatë dhe për të ersimuar udhëheqës aktuale dhe të ardhshëm të biznesit. 

 

 

Ne shkojmë përpara në këtë mision,në kërkim të pandërprerë të përsosmërisë dhe të qëndrimit sa më lartë, duke mbetur gjithnjë tëveçantë.

 Vizioni ynë është të jemi:

·         kolegj i specializuar në formimin akademik të studentëve,

·         qendër ekspertize te specializuar në fusha specifike të studimeve me ndikim në vend dhe rajon, si dhe

·         qendër ekselence në kërkimet shkencore.

 

Gjithnjë do te jemitëhapur ndaj ideve dhe kërkesave të reja të gjeneratave, partnerëve, trendëve të zhvillimit ekonomik, kërkesave të tregut të punës, të arriturave shkencore dhe teknologjike.

Qëllimi i programeve të ofruara nga Kolegji është që studentët të pajisen me:

·         studime relevante që u mundëson atyre një kuptueshmëri brezgjerë të teorisë dhe praktikës në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe punësimit, si dhe

·         arritja e rezultateve të vlefshme në kërkime shkencore, nëpërmjet mësimdhënies cilësore, kreativitetit, shfrytëzimit të arritjeve më të mira shkencore dhe profesionale, duke përmbushur të priturat e studentëve dhe të partnerëve në tregun e punës.

 

Nekrijojmë mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë lloj diskriminimi në aspektin gjinor, racor, martesor, gjuhë, religjioni, orientimi politik ose përkatësie kombëtare dhe sociale.

Për të realizuar misionin, kemi përcaktuar këto objektiva:

·         Arritja e ekselencës në të gjitha fushat e aktiviteteve akademike dhe të kërkimit shkencor

·         Mbajtja e një profesorati të shquar që zotëron vlerat dhe aftësitë më të larta profesionale

·         Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë

·         Rritja e bashkëpunimit kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar

Ne mbështesin aspiratate studentëve tanë, aktual dhe te ardhshëm, duke iu ofruar programe atraktive studimore ne nivelin bachelor në fushat e studimit: dogana dhe shpedicio, te administrimit te biznesit, menaxhimin e turizmit dhe hotelerisë, sigurimeve dhe atë juridike. Kurse për ata që dëshirojnë ti vazhdojnë studimet në nivelin master, ne iu ofrojmë mundësin e studimit në:  menaxhim të doganave dhe shpedicionit, si dhe në menaxhment me nëndrejtimet: menaxhim i sigurimeve dhe menaxhim i turizmit dhe hotelerisë.

Për të tërhequr një grup edhe më të gjerë të rinjve dhe udhëheqësve të ardhshëm, Kolegji ofron mbështetjepërmes bursave dhe programeve të larmishme ne mbështetje te organizatës studentore. Projekti Bonu In është dizajnuar konform interesimeve te rinjvepër jetë  të organizuar studentore.

Ne mbështesim fuqishëm bashkëpunimin e vazhdueshëm me ish studentet tanë përmes organizatës alumni. Bashkëpunimin dhe aktivizmin me ish studentet te organizuar ne alumni, te cilët sot janëekspert të shquar, liderë në botën e biznesit dhe politikës është objektiv e përhershëm i Kolegjit. Ky bashkëpunim duhet të jete i përhershëm dhe ne interes te të gjithëve.

Duke ecur përparanekrijojmë ambient ne të cilin mund ta vlerësojmë dhe taevidentojmëpërparimin e Kolegjit.

 

 Prof. Dr. Hashim Rexhepi