ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Bordi Drejtues

- Bordi Drejtues i Kolegjit “Pjetër Budi”, është organi kryesor politik bërës dhe vendimmarrës i Kolegjit.
- Bordin Drejtues të Kolegjit “Pjetër Budi” e emëron themeluesi në pajtim me rregullat ligjore dhe është organi kryesor qeverisës i Kolegjit.
- Bordi Drejtues përbëhet nga shtatë  anëtarë me të drejtë vote të barabartë, në rast se votat janë të barabarta vendos vota e kryetarit.
- Bordi Drejtues udhëhiqet dhe përfaqësohet nga Kryetari  i Bordit , 
- Ai ka përgjegjësi për planifikimin e procesit edukativ, arsimor eshkencor të Kolegjit dhe për mirëqenjen e institucionit në pë, përgjithësi
- Angazhohet në hartimin e projekteve dhe programeve për të siguruar mjete financiare si dhe fonde adekuate nga burime publike dhe private, 
- Bordi angazhohet për nxjerrjen dhe aprovimin e raporteve mbi të ardhurat dhe shpenzimet si dhe prezantimin e tyre para autoriteteve kompetente shtetërore dhe ndërkombëtare;
- Vendos për formën dhe përmbajtjen e flamurit, emblemës, vulës, diplomës si dhe formën dhe përmbajtjen e dokumenteve të tjera zyrtare.