ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Juridik (BA)

Të gjithë studentët duan të nisin një karrierë të suksesshme. Vendi më i mirë për ta bërë këtë është Kolegji “Pjetër Budi”! “Pjetër Budi” ofron programe cilësore, të akredituara dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen profesionale dhe shkencore të studentit.

Kolegjit “Pjetër Budi” tashmë ka krijuar një traditë, duke ofruar programe cilësore dhe deficitare në vend.

Një mundësi të mirë për karrierën tuaj ofron Programi Juridik i Kolegjit “Pjetër Budi”.

Programi Studimor Juridik është dizajnuar të plotësojë nevojat e tregut të ri të punës me kuadër profesionistësh, të cilët do të kenë mundësi që njohuritë e fituara gjatë studimeve t’i implementojë në praktikë dhe procesin e punës.

Studimet në Programin Juridik zgjasin 4 vjet, 240 ECTS me gjithsej 8 semestra. Secili semestër shprehet në kuotën e 30 ECTS – kredive.

Programi ofrohet me katër profile të specializuara, ku studenti zgjedh njërin nga specializimet në semestrin e 8-të, si në vijim:

  Juridik – Penal

  KushtetuesAdministrativ

  Juridik – Financiar

  Juridik – Civil

Me kryerjen e njërit nga drejtimet, studenti pajiset dhe specializohet për një lëmi përkatëse nga shkencat juridike.

Programi LLB Juridik në Kolegjin “Pjetër Budi” paraqitet si nismë që të edukojë liderët e rinj akademik në lëmin e shkencave të drejtësisë. Të diplomuarit nga ky program do të arrijnë një shkallë të avancuar të njohurive, në fushat e tyre të zgjedhura dhe do të fitojnë shkathtësi origjinale akademike dhe shkencore. Programi është i strukturuar nga një përbërje e mirëfilltë interdisiplinare, lëndë të domosdoshme, zgjedhore, punë kërkimore dhe ngritjen e kapaciteteve publikuese.

Në këtë program fokusi do të orientohet në lëmit për të cilat ka nevojë tregu i ri i punës, i krijuar rishtas pas pavarësimit të Kosovës.

Me përfundimin e studimeve në këtë program studimor, studentët fitojnë gradën shkencore Baçelor i Juridikut LLB, përkatësisht 240 ECTS – kredi. Të diplomuarit në këtë program studimor do të mund të vazhdojnë studimet Master 1 (një) vjeçare apo60 ECTS - kredi në vend dhe kudo në Evropë dhe më gjerë.

Me gradën e fituar të Juridikut, juristët e rinj do të mund të kryejnë praktikën profesionale dhe të kalojnë provimin shtetëror të jurisprudencës, e cila iu mundëson punësim në sistemin juridik të Kosovës.

Ju takon juve të zgjedhni institucionin e arsimit të lartë më të mirë në vend dhe rajon. Nëse bëni zgjedhjen e duhur, ju për një kohë të shkurtër do të mund të punësoheni në sistemin juridik të Kosovës dhe jo vetëm, si dhe do të fitoni njohuri për të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane dhe do të përgatiteni për tregun e Bashkimit Evropian.

Bashkudhëtimi ynë 4 vjeçarofron mundësinë që ju nesër të jeni një shkencëtar dhe profesionist i suksesshëm. 

Karriera juaj fillon këtu!

 

Doracaku 

 

Programi Juridik ofrohet për tregun publik dhe tregun privat. Studentët pas përfundimit të studimeve LLB-240 ECTS, mund të punojnë si:

- Gjyqtar (në gjykatat e Republikës së Kosovës)
- Prokuror (në Prokurorinë Shtetërore)
- Avokat
- Noter
- Jurist të kompanive private
- Përmbarues privat
- Ndërmjetësues
- Në administratë publike dhe shtetërore
- Në zyra ligjore,
- Në Tribunalin e Arbitrazhit;
Sekretar të organizatave të ndryshme etj.
  •  

Në Republikën e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë (17.02.2008), sistemi juridik ka pësuar ndryshime rrënjësore. Programi Juridik i Kolegjit “Pjetër Budi” shkollon juristë që i përshtaten sistemit juridik të krijuar rishtas!