ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Tema e Masterit

Studentët pasi të përfundojnë provimet dhe t’i jenë pranuar punimet seminarike, paraqesin kërkesë për aprovimin e temës Master.
Për lejimin e temës së Masterit kandidati paraqet kërkesë me shkrim në Kolegjiumin e Studimeve Master. Në kërkesë kandidati paraqet: Titullin e temës, arsyeshmërinë e zgjedhjes së temës, qëllimin e hulumtimit, kontributin shkencor, rezultatet e pritura, metodat e studimit, projektin hulumtues, si dhe propozimin për Mentor.  
 
Pas paraqitjes së kërkesës për aprovimin e temës master bëhet verifikimi i dosjes së kandidatit. 
Pas verifikimit të dosjes komisioni merr vendim dhe konstaton a është e kompletuar dosja e kandidati apo jo.
 
Nëse dosja e kandidatit është e kompletuar atëherë Kolegjiumi për studimet master e vlerëson kërkesën e kandidatit dhe merr vendim për aprovimin dhe lejimin, ose refuzimin e temës Master të kandidatit përkatës, në të cilin vendim përcaktohet edhe Mentori i kandidatit.
Mentori është i obliguar t’i ndihmojë kandidatit me sugjerime, udhëzime, këshilla deri në përfundimin e temës Master. 
 
 
Mbrojtja e Punimit Master
 
Data dhe vendi i mbrojtjes duhet të shpallet së paku 3 ditë para mbrojtjes. Mbrojtja e temës master bëhet publikisht. 
Kryetari i komisionit e hap seancën për mbrojtjen publike të punimit të masterit, dhe paraqet të dhënat lidhur me procedurën e zhvilluar deri në nxjerrjen e vendimit mbi lejimin e mbrojtjes të punimit si dhe paraqet të dhënat biografike dhe bibliografike të kandidatit. Mentori në pika të shkurtra e paraqet raportin e komisionit për vlerësimin e punimit të masterit.
Kandidati bënë një prezantim – paraqitje të përmbledhur të punimit, por jo më gjatë se 30 minuta.
Mbrojtjen e udhëheq kryetari i komisionit. Kryetar i komisionit nuk mund të jetë mentori. Pas leximit të raportit të komisionit dhe parashtresës së kandidatit, pasojnë pyetjet e anëtarëve të komisionit dhe përgjigjet e kandidatit, si dhe fjala përfundimtare e kryetarit të komisionit.
Pas përfundimit të mbrojtjes, komisioni tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi merret njëzëri ose me shumicë votash. 
Studenti që e mbron me sukses temën e Masterit merr gradën shkencore “Master i shkencave, sipas drejtimit përkatës të studimeve.  
22.7. Pas fitimit të gradës shkencore master, kandidati nga shërbimi përkatës i Kolegjit “Pjetër Budi” merr certifikatën diplomimit (e cila mund të përdoret përkohësisht në vend të diplomës) e nënshkruar nga dekani, dhe pas përfundimit të procedurave në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencionit Kosovar të Akreditimit, studenti pajiset edhe me diplomën e nënshkruar nga dekani, dhe të vulosur nga MASHT dhe AKA.
 
 
Punimi i diplomës – teza për master
 
Punimi për master elaborohet individualisht nga studenti duke vërtetuar se aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimeve mund të aplikohen me sukses për zgjidhjen e problemeve komplekse kërkimore në fushën shkencore për të cilën është përcaktuar studenti.
 
 
Punimi i masterit duhet të përmbajë 41 deri në 50 faqe të formatit A4.
Punimi i Masterit duhet të dorëzohet në shërbimin për studimet master të Kolegjit në 6 kopje identike të radhitura në kompjuter në formatin A4, me llojin e shkrimit Times New Roman, me margjinat 2.5 cm. me rrallësi në mes të rreshtave 1.5. dhe madhësinë e shkronjave 12.
Nëse Studenti dëshiron ta zgjerojë temëm duhet të bëjë kërkesë në Këshillin mësimor shkencor për lejimin e zgjerimit të temës, në aspektin e përmbajtjes dhe volumit.
 
Pjesët e domosdoshme të punimit master janë: 
a.) Kopertina, e cila përmban shënimet:
     1. Kolegji “Pjetër Budi”, Programi studimor përkatës,
     2. Punim Masteri,
     3. Titulli i Temës Master
     4. Emri dhe mbiemri i kandidati,
     5. Titulli dhe grada  shkencore së bashku me emrin dhe mbiemrin e mentorit,
     6. Prishtinë, viti.
b.) Faqja e dytë përmban shënimet:
     1. shënimet nga pika a).
c.) Pjesët e tjera të punimit:
     1. Përmbajtja, 2. hyrja, 3. arsyetimi i temës dhe metodologjia e punës, 4. shtjellimi i temës, 5. përfundimi, 6. lista e akronimeve dhe shkurtesave,       dhe 7. bibliografia.