ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Punimi i temës Baçelor 

Kohëzgjatja e studimeve themelore Baçelor është 3 (tri) vite akademike. Pas përfundimit të kursit të plotë të studimeve themelore në Baçelor, studentët duhet ta punojnë Temën Baçelor, për të fituar kualifikimin përkatës shkencor. Diplomimi i studentit bëhet me nënshkrimin e vendimit nga komisioni për aprovimin e Temës Baçelor të studentit.  Tema Baçelor punohet nën mbikëqyrjen e Mentorit i cili paraprakisht pranon të punojë me studentin. Pas aprovimit të temës nga mentori nënshkruhet vendimi i komisionit të caktuar për aprovimin e Temës Baçelor.

 Të gjitha programet e studimeve themelore të Kolegjit “Pjetër Budi” përfundojnë me punimin e Temës Baçelor - Bachelor Thesis. Punimi i diplomës për Baçelor është një punë e pavarur e studentit, në formë të një projekti, të një studimi me karakter të përgjithshëm, i cili lidhet me një disiplinë të vetme shkencore, apo edhe me shumë disiplina të përafërta, kur punimi ka karakter kompleks. 

Punimi i diplomës për Baçelor elaborohet individualisht nga studenti, duke i vërtetuar se aftësitë teorike të arritura gjatë kohës së studimit, mund të shfrytëzohen me sukses për zgjidhjen e problemeve praktike në fushat e caktuara shkencore dhe hulumtuese. 

Studentit i lejohet që të punojë Temën Baçelor në momentin kur konstatohet se: studenti i ka përfunduar të gjitha provimet e parapara me planprogramin studimor; tema e zgjedhur për punim i përmbush kërkesat të cilat i ka paraparë mentori i lëndës; studenti i ka likuiduar të gjitha llojet e detyrimeve financiare dhe materiale, të cilat i ka pasur ndaj kolegjit, në bazë të kontratës apo aneks kontratës.

Diploma e cila merret nga Kolegji “Pjetër Budi”, me të cilën fitohet titulli Baçelor, bazuar në sistemin aktual të transferim të kredive (ECTS), duhet të ketë përmbajtjen e njëjtë sipas dispozitave të udhëzimit përkatës administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.