ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Metoda e vlerësimit të studentëve 

Studentët e rregullt

Vlerësimi përfundimtar i njohurive nga lëndët përkatëse për studentët e rregullt, bëhet atëherë kur arrihen 80 pikë nga provimi final me shkrim, me gojë, në formë të eseve apo plotësimit të testit, 10 pikë nga punimi seminarik, esetë, punimi shkencor dhe prezantimi, 10 pikë nga metodat interaktive gjatë ligjëratave (ushtrimeve) - aktiviteti dhe pjesëmarrja në procesin mësimor – vijueshmëria.

Studentët me korrespondencë

Përcaktimi e notës përfundimtare të testit vlerësues të provimit për studentët me korrespondencë bëhet duke mbledhur 80 pikë nga provimi final me shkrim, me gojë, në formë të eseve apo plotësimit të testit, 10 pikë nga punimet seminarike, esetë, punimi shkencor, prezantimi, 10 pikë nga konsultimi me mësimdhënësin ose asistentin, së paku 1 (një) herë në çdo 2 (dy) javë për të njëjtën lëndë.

Forma e testit

Testi i vlerësues i provimit është i tipit të mbyllur sipas sistemit “multiple choice testing”, me gjithsej 40 pyetje, me ç'rast secila pyetje ka nga dy pikë, pra maksimum 80 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i vogël, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon. 

Studenti e kalon provimin nëse në testin vlerësues të provimit ka arritur minimumin e pikëve: 40 pikë.

 Studenti nuk e kalon testin e vlerësimit të provimit nëse ka më pak se 20 përgjigje të sakta, ose më pak se 40 pikë në testin e provimit. 

 Çdo pyetje në testin e provimit zakonisht ka një përgjigje të saktë, të cilën studenti është i obliguar ta rrumbullakojë ose ta shkruajë tekstin – përgjigjen e saktë, nëse pyetja është e formuluar në atë mënyrë.

Nëse pyetja ka dy e më shumë përgjigje të sakta, atëherë në fillim ose në fund të pyetjes, në testin vlerësues të provimit, jepen sqarime se sa përgjigje të sakta janë në test. Nëse studenti gabimisht rrumbullakon dy apo më shumë përgjigje, ose nëse ka harruar të rrumbullakojë përgjigjet në ndonjë pyetje, atëherë do të konsiderohet si përgjigje e pasaktë.