ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Informata Akademike

Akreditimi 

Kolegji “Pjetër Budi” është akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, për katër programe Baçelor dhe dy Master.

Vlerësimi i studentëve

Studenti gjatë studimit, numrin e nevojshëm të kredive për programin adekuat e realizon përmes vlerësimit të vazhdueshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara me programin e lëndës ashtu siq është e caktuar tek rregullorja për vlerësimin e studentëve.

Kreditë

Duke u bazuar në procedurë për transferimin e ECTS-ve, numri i kredive (pikëve) që studenti duhet ti fitoj që të fitoj përgatitje të caktuar profesionale (diplomë) është 60 kredi (pikë) për një vit akademik.
 
Një kredi (pikë) i përgjigjet 20 deri 30 orëve punë, që nënkupton se ngarkimi i përgjithshëm vjetor i studentëve duhet të jetë prej 1200 deri 1500  orë.
Sipas kësaj, për studimet trevjeçare nga cikli i parë gjithsej janë të nevojshme 180 kredi,
Ndërsa në nivelin Master janë të nevojshme 120 kredi.

Bartja e notave - KREDIVE

Studenti i cili është duke i vijuar studimet në një program studimor të Kolegjit “Pjetër Budi”, mund të kërkoj bartjen e notave, të cilat i ka përfunduar në ndonjë bartës tjetër të arsimit të lartë.
Studenti duhet të paraqes kërkesë me shkrim Dekanit të Kolegji “Pjetër Budi”, me të cilën kërkon të lejohet bartja e notave.
Së bashku me kërkesën me shkrim studenti duhet të paraqes Certifikatën e notave dhe të kredive të bartësit të arsimit të lartë ku i ka kryer provimet, të cilat dëshiron të bartë në Kolegjin “Pjetër Budi”.
Kohëzgjatja e studimeve themelore Baçelor është 3 (tri) vite akademike. 
Pas përfundimit të kursit të plotë të studimeve themelore në Baçelor, studentët duhet ta punojnë Temën Baçelor, për të fituar kualifikimin përkatës shkencor.
Diplomimi i studentit bëhet me nënshkrimin e vendimit nga komisioni për aprovimin e Temës Baçelor të studentit. 
Tema Baçelor  punohet nën mbikëqyrjen e Mentorit i cili paraprakisht pranon të punoj me studentin.
Pas aprovimit të temës nga mentori nënshkruhet vendimi i Komisionit të caktuar për aprovimin e temës baçelor.

Procedura e përzgjedhjes dhe aprovimit të Temës Master 

Studentët pasi të përfundojnë provimet dhe t’i jenë pranuar punimet seminarike, paraqesin kërkesë për aprovimin e temës Master
Punimi i diplomës për master mund të elaborohet vetëm nga një studentë – individualisht.
Punimi i masterit duhet të përmbajë 41 deri në 50 faqe të formatit A4.