ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Hulumtimet Shkencore

Hulumtimet e nevojave të tregut, kontaktet me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe me institucionet publike relevante (dogana, ministri) janë realizuar dhe po vazhdojnë të intensifikohen me qëllim që të bëhet përshtatja e Bachelor Thesis të studentëve me vetë nevojat e tregut. 
 
“Pjetër Budi” ka vazhduar të botojë revistën shkencore “Logos” dhe nuk do ta ndërpres këtë praktikë. Numri 3 i revistës ka dalë nga botimi në janar 2010, kurse nr. 4 ka dalë nga botimi në  muajit prill 2011 dhe numri 5 sapo ka dal nga botimi “Logos” përmban hulumtime të autorëve të huaj dhe atyre vendorë. Revista publikohet në gjuhën shqipe dhe angleze. Ne gjithashtu do të vazhdojmë me organizimin e konferencave rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe me organizmin e seminareve dhe te debateve nga të cilat mund të përfitojnë si studentët ashtu edhe vetë stafi akademik. Prej kohës kur janë marrë rekomandimet në “Pjetër Budi” janë organizuar tri tryeza tematike për të cilat kanë diskutuar akademikë e ekspertë fushash, si Turizëm e Hoteleri, reforma e Administratës Publike, e të ngjashme. 
 
Siç dihet, në zhvillimin e tij të deritashëm, Kolegji “Pjetër Budi” ka arritur rezultate të dukshme në shumë fusha. Brenda Kolegjit kemi aktivitete botuese, që deri më tani kanë qenë të përqendruara në botimin e literaturës për nevojat e studentëve. Rreth 85 për qind të moduleve kanë rezultuar me botimin e literaturës profesionale të sajuar nga vetë ligjëruesit. Gjatë vitit akademik 2010-2011 është planifikuar që të mbulohet 95 për qind e programit studimor me literaturën e përgatitur nga stafi ligjërues. 
 
Konferenca “Trendet në zhvillimin e turizmit dhe hotelerisë” u organizua në vazhdën e kontributit shkencor dhe akademik që Kolegji Universitar “Pjetër Budi” jep në fushat, në të cilat edhe ofron edhe studime universitare, si doganë dhe shpedicion, sigurime, turizëm e hoteleri dhe administrim biznesi
 
Konferenca e organizuar nga Kolegji Universitar “Pjetër Budi”, me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mblodhi studiues të fushës nga vendi dhe bota, si dhe përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria.