ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Articles

Kushtet e regjistrimit Baçelor (BA)

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë organizon dy afate për regjistrimin e studentëve të rinj.
Çdo person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme, mund të jetë kandidat potencial për t’u regjistruar në Kolegjin Universitar “Pjetër Budi”.
Kandidati duhet të ketë këto dokumente:
• dëftesat e shkollës së mesme 
• diplomën mbi përfundimin e shkollës së mesme, 
• certifikatën e lindjes,
• kopjen e letërnjoftimit, 
• tri fotografi për indeks (formati 4x6)
dhe të plotësojë aplikacionin për regjistrim, i cili merret në institucionin më prestigjioz në rajon, Kolegjin “Pjetër Budi”, ose:
 

APLIKO ONLINE!

 

Kushtet e regjistrimit -MASTER (MA)

Kolegji “Pjetër Budi”, Prishtinë organizon dy afate për regjistrimin e studentëve të rinj në nivel Master.
Çdo person, i cili ka mbaruar studimet baçelor dhe ka arritur 180 përkatësisht 220 ECTS kredi mund të regjistrohet në studimet Master. Për kandidatët që kanë mbaruar studimet baçelor jashtë Kosove, kërkohet vendimi për nostrifikimin e diplomës Baçelor. 
Kandidati duhet të ketë këto dokumente për regjistrim:
• diplomën baçelor ose kopjen e vërtetuar, 
• certifikatën/transkriptën e notave,
• certifikatën e lindjes,
• kopjen e letërnjoftimit, 
• tri fotografi për indeks (formati 4x6)
dhe të plotësojë aplikacionin për regjistrim, i cili merret në Kolegjin Universitar “Pjetër Budi”, ose:
 

APLIKO ONLINE!