ENG  |  SQ

 
 

Kolegji "PJETËR BUDI" - Studime Baçelor/Master

Biblioteka "Pjetër Budi"

Biblioteka e Kolegjit Universitar “Pjetër Budi” në Prishtinë, funksionon në një hapësirë të veçantë, në të cilën janë të vendosura librat-literatura profesionale për Degët, të cilat janë në këtë Kolegj, si dhe salla e leximit. 

 

Biblioteka është funksionale dhe e përshtatshme për studim dhe për lexim nga ana e studentëve, të cilët këtë Bibliotekë, përkatësisht fondin e literaturës profesionale si dhe literaturën ndihmëse, e shfrytëzojnë për lexim dhe studim. 
 
Kjo Bibliotekë posedon edhe me Katalogun elektronik të fondit të librave. I njëjti katalog na shërben për funksionimin dhe shfrytëzimin e librave dhe literaturës profesionale nga vetë studentët dhe stafi akademik. 
 
Në këtë Bibliotekë kemi publikime, literaturë profesionale për të gjitha Programet Akademike të Kolegjit, si dhe fond librash për drejtime tjera akademike e jo akademike.
 
Biblioteka është e furnizuar me libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare si: Camridge University, OXFORD University, Fakulteti për Turizëm në Ohër, Fakulteti i Doganës në Ohër, Fakultetet përkatëse në Tiranë, Shkup, në Vjenë, nga Harvard University, Oslo University, Oakland University, Nice University, dhe Paris-Francë, etj. 
 
 Gjithashtu, ka një seleksionim të gjerë të literaturës të specializuar në fushën e Doganës, të Resurseve dhe Sigurimeve, Menaxhmentit, Administrim i Biznesit, Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë, etj.
 
Biblioteka e Kolegjit  “Pjetër Budi” funksionon si pjesë e Kolegjit  dhe posedon infrastrukturë dhe një fond të librave me karakter ndërkombëtar në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve. Biblioteka bashkëpunon me partnerët e saj si në nivel të vendit, po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, por njëherit shfrytëzon edhe organizimin dhe sistematizimin e fondit të saj, ndërsa qëllimet e Bibliotekës janë : 
 
1. Krijimi i lidhjes profesionale ndërmjet stafit akademik dhe studentëve, 
2. Sigurimi i literaturës esenciale dhe përkatëse profesionale, 
3. Të krijojë informacione dhe qasje në materialet elektronike 
4. Të krijojë kushtet e domosdoshme për studime akademike